Forcat izraelite arrestuan 26 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, forcat izraelite kanë kryer operacione ndalimi kundër palestinezëve në Khalil (Hebron) dhe disa qytete të tjera të Bregut Perëndimor.
Izraeli arrestoi 16 palestinezë nga qyteti i Khalilit dhe qytezat e tij dhe se 4 persona, 2 prej tyre vëllezër, janë arrestuar në qytetin Qalqiliya.
Theksohet se 5 persona në Jenin në veri të Bregut Perëndimor dhe një person në Nablus u arrestuan nga forcat izraelite.
Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.