OJQ-ja Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) në një deklaratë tha se arrestimet kishin në shënjestër qytetarë nga qytetet e Bregut Perëndimor të Jeninit verior, Kudsin qendror, Ramallah dhe Al-Halilit jugor.
Forcat e ushtrisë izraelite arrestuan 36 palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, shkruan AA.
OJQ-ja Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) në një deklaratë tha se arrestimet kishin në shënjestër qytetarë nga qytetet e Bregut Perëndimor të Jeninit verior, Kudsin qendror, Ramallah dhe Al-Halilit jugor.
Zakonisht, forcat izraelite bastisin qytete dhe qyteza në Bregun Perëndimor për të arrestuar palestinezët me pretekstin se kërkohen nga forcat izraelite, transmeton Fol Drejt.
OJQ-të palestineze vlerësojnë se ka rreth 4.650 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë të paktën 160 të mitur dhe 34 gra të burgosura./FolDrejt/