Forcat izraelite arrestuan 40 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një deklaratë me shkrim është bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë lidhur me këtë çështje.
Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë arrestuar 40 palestinezë nga qytetet Tulkarm, Jenin, Qalqiya, Nablus, Jericho, Betlehem, Kuds dhe Al Khalil (Hebron) dhe se numri i të arrestuarve në tre ditët e fundit ka arritur në 120.
Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.