Policia e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar 69 persona në tërë Kosovën dhe kjo për shkak të mos respektimit të vendimit për kufizimin e lëvizjes së lirë.
Më së shumti të arrestuar ka pasur në Prishtinë, Pejë e Gjilan, ndërsa në Ferizaj nuk ka ndodhur asnjë rast.
Në Prishtinë janë regjistruar 15 raste, ku janë arrestuar 25 persona. Në Gjilan në shtatë raste janë arrestuar 16 persona, dhe në Pejë në shtatë raste janë arrestuar 17 persona.
Ndërsa, në Gjakovë janë arrestuar 9 persona, ndërsa në Prizren e Mitrovicë nga një person.