Azerbajxhani ka arrestuar shtatë persona në kryeqytetin Baku dhe në rajone të tjera në një operacion kundër një “rrjeti spiunazhi” të Iranit.
Raportet e mediave lokale thonë se Ministria e Punëve të Brendshme e Azerbajxhanit nisi një operacion të posaçëm në zyrat e organeve të lajmeve pro-iraniane ‘SalamNews’ dhe ‘InterAz’, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Operacioni pason pasi Baku më herët këshilloi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Iranin fqinj pasi një person i armatosur me një pushkë kallashnikov hyri brenda ambienteve të ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran dhe hapi zjarr, duke vrarë shefin e sigurisë së ambasadës dhe duke plagosur dy roje.
Sulmi i armatosur tërhoqi dënime të forta në mbarë botën, ndërsa 53 persona, përfshirë diplomatë që punonin në ambasadë dhe anëtarët e familjeve të tyre, të dielën u evakuuan nga Irani.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e përshkroi sulmin mbi ambasadën si një “akt terrori”./FolDrejt/