Gjatë natës dhe sot në mëngjes është zhvilluar një operacion i madh ku janë arrestuar 9 doganierë e një polic.
Ata dyshohen për keqpërdorim te detyrës.
Operacionin, sic merr vesh Insajderi, e ka udhëhequr Prokuroria Speciale. Burimet i kane thëne Insajderit se janë bastisur edhe 15 lokacione, te ndërlidhura me te arrestuarit.
Ndryshe për bastisje në veri lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.
Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Se a ka të arrestuar nuk edi . Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”,tha ai për Insjaderin.