Janë arrestuar dy persona, burrë e grua në Malishevë. Bashkëshortët dyshohet se janë rrahur mes vete e siç thuhet në raport, ndërkohë kanë rrahur edhe fëmijët.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës.
“Malishevë 12.06.2023 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort), pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin ndërkohe edhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.