Dhjetë persona në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në Iran janë arrestuar me akuzën se kanë spiunuar për Izraelin.
Sipas Agjencisë Lajmeve të Gjyqësorit Iranian, janë kapur një grup prej 10 personash që punonin për shërbimin e inteligjencës së jashtme izraelite, Mossad, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Disa prej personave në fjalë, sipas lajmit, pretendohet se kanë qenë në kontakt me anëtarët e Mossad-it, duke pretenduar se ky grup, kishte në shënjestër veçanërisht zyrtarët e forcave iraniane të sigurisë që punonin në deskun e Izraelit.
Pretendohet se anëtarët e grupit përveç provincës së Azerbajxhanit Perëndimor kanë vepruar edhe në rajonet e Teheranit dhe Hormozgan-it./FolDrejt/