Dje rreth orës 04:55 Policia Rajonale e Ferizajt informon të ketë ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku një person i moshës 40 vjeçare ka pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
I lënduari ka marrw ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Si të dyshuar janë arrestuar dy persona të moshës 17 vjeçe.
“Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte nisur hetimet intensive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E.SH ( M/K) dhe SH.N ( M/K), të moshave 17 vjeç”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
Me vendim të Prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë , ndërsa rasti është ricilësuar “ Lëndim i rëndë trupor”, për procedura të mëtejme hetimore. /FolDrejt/