Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre, shkruan Repubblica, transmeton Fol Drejt.
Vetëm për burrin është vendosur masa e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrim byzylyk elektronik.
Nga hetimet e para rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga një familje me origjinë nga Kosova, kanë hyrë në rrugën e radikalizimit të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.
Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të largoheshin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste islamike./FolDrejt/