Dje janë arrestuar dy kosovarë në fshatin Vermicë pasi me veturën e tyre kanë kontrabanduar katër shtetas të Afganistanit.
Vetura e tyre është konfiskuar nga policia, kurse me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“Fsh. Vermicë, 28.03.2022 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit me veturën e tyre janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistan. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.