Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për kryerjen e tri veprave penale.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, transmeton Fol Drejt.
Policia në raport ka theksuar:
“Prishtinë, më 19 shkurt 2022,
Policia e Kosovës, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë Veri, pas pranimit të një informacioni në lidhje me dyshimet për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore ku ka ndaluar veturën e dyshuar me vozitës (J. A.), në të cilën gjatë kontrollit nen ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë (453) Gr.
Po ashtu është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), ku gjatë kontrollit në dhomën e të birit të tij (M. A.), si dhe në shtëpi janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
1. Pistoletë Berata,
2. Një karikator,
3. Katër (4) Fishek te kalibrit 7.62 mm,
4. Sasi e dyshuar e marihuanes me peshe 2.71 gram,
5. Qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike,
6. Një sim kartel,
7. Dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A.
8. Disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike,
9. Veturë Opel Zafira,
10. Substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr
Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet – Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit të ju caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.”/FolDrejt/