Dy persona kanë përfunduar nën prangat e policisë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Detyrim” dhe “Fajde”.
Siç bëhet e ditur, në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 Euro dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës penale ‘fajde’.
Sipas vendimit të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/