E tëra, sipas policisë, ka ardhur si rrjedhojë e hetimeve në lidhje me një rast të hetuar më 12.04.2023, shkruan Fol Drejt.
Personat e prangosur janë nga fshati Pasjak i Gjilanit, thotë policia.
“Fsh. Pasjak, Gjilan,12.04.2023-14:30 Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin më 15.06.2023 janë arrestuar edhe 2 të dyshuar meshkuj kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 83 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 8.4 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 12 copë tableta Ekstazi dhe një peshore elektronike” – thuhet në raport.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton më tej policia./FolDrejt/