Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar pasi në rrjete sociale kishin ekspozuar armë dhe ndaj tyre është inicuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Fol Drejt.
“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot kishin pranuar një informatë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore se e dyshuara femër, shtetase e Republikës së Shqipërisë, derisa ka qenë në Kosovë kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale. Menjëherë është filluar me veprime operative dhe hetimore dhe është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar:
1. F.D., femër e lindur në vitin 2000, shtetase e Republikës së Shqipërisë dhe
2. B.B., mashkull i lindur në vitin 1992, shtetas i Republikës së Kosovës.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia theksoi se pas intervistimit, i dyshuari i dytë ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar dy pistoleta, dy karikator dhe 6 copë fishekë.
Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /FolDrejt/