Dje nga njësitë policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:30, gjatë ditës së djeshme në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë personat e dyshuar:
– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë./FolDrejt/