Policia e Kosovës bëri të ditur se pas mesnatës së sotme janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje, në Prishtinë.
“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”, njoftoi policia.
“Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar:
– A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë), që dyshohet të jenë përdorë në rast”, thuhet tutje në njoftim.
Me datën 12.02.2023, rreth orës 22:00 policia njoftoi se ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhej në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./FolDrejt/