Gjatë ditës së djeshme nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona.
Arrestimi i tyre u bë mbi bazën se dy të dyshuarit akuzohen për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhur me datën 25.10.2022, në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, si dhe ka janë sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorë në rast, transmeton Fol Drejt.
Personat e dyshuar të cilët ndodheshin në arrati:
– O.K, mashkull 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– F.K, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Numri total i personave të arrestuar për këtë rast është katër./FolDrejt/