Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë si të dyshuar për vrasje në tentativë, shkruan Fol Drejt.
“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikojë dhe arrestoj dy persona të dyshuar lidhur me vrasje në tentativë.”, shkruan në raportin policor.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhë me datën 07.04.2023 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë.
“Njëri nga personat e arrestuar:
-A.I, mashkull 38 vjeç, pasi kishte shkelë një Aktevndim të gjykatës (ishte nën masën e arrestit shtëpiak), është dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa i dyshuari:
-P. S, mashkull 32 vjeç, pas intervistimit në me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në vazhdim të njoftimit zyrtar. /FolDrejt/