Dy persona që po kërkoheshin me urdhëresë gjyqësore janë arrestuar në komunën e Gjilanit.
Siç njofton policia, i arrestuari i parë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj veprat penale ,,Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’’.
Ndërkaq, personi i dytë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej një (1) vit e njëzet (20) ditë për veprën penale ,,Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’’.
Pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit./FolDrejt/