Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me
Prokurorinë e Shtetit, duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka hartuar dhe ka
zbatuar një plan operativ. Kështu, sot më 13.10.2022, në rajonin e Podujevës, ka arrestuar dy
persona të dyshuar për trafikim me armë.
Njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në këto lokacione,
kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të
mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve. Në asistencë të realizimit të
këtij plani operativ kanë marrë pjesë edhe Njësia Speciale Operative dhe K9 (Njësia me qen), transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47,
një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një
maskë, dy telefona mobilë.
Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale:
‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e
paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim
të paautorizuar të armëve’. Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy
të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/