Dy persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, rreth orës 00:25, në një pikë të kontrollit të automjeteve në Prizren, është ndaluar një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor në të cilin kanë qenë dy persona meshkuj, kosovar shqiptar me inicialet M.F. (viti i lindjes 1998) dhe M.B. (viti i lindjes 1999).
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë (ngasësi i automjetit) nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar një (1) shofer metalike, një (1) thikë me patentë dhe një thikë harkore me dorezë, ndërsa tek i dyshuari i dytë (pasagjeri) pas kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një (1) pistoletë dhe një karikator. Të gjitha këto do të përdorën si dëshmi për gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Fol Drejt.