Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe veprat tjera që ndërlidhen me trafikimin, është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.
Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes
1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000,
femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër
kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër
kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull
kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull
kosovar).
Gjatë këtyre operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi
dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri/revole
3 fishekë 9 mm
5 telefona mobilë
dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.
Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të
informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së
mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12
të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /FolDrejt/