Dy gra dyshohet se u vranë sepse nuk pranuan të sillnin burrat e tyre, kushërinj nga martesat e detyruara, në Spanjë.
Policia pakistaneze arrestoi sot gjashtë burra nga e njëjta familje, të akuzuar për vrasjen e dy motrave që ishin nga i njëjti fshat dhe që kishin gjithashtu nënshtetësi spanjolle, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Policia tha se Uruj Abbas (21) dhe Anisa Abbas (23) u torturuan dhe u vranë me armë zjarri në rrethin e Gujrat në provincën Punjab, në kufirin me Indinë./FolDrejt/