Katër persona u arrestuan të martën si pjesë e një hetimi të policisë spanjolle lidhur me një rast të racizmit ndaj sulmuesit të Real Madridit dhe Brazilit Vinicius në janar të këtij viti.
Të arrestuarit u akuzuan për “nxitje të urrejtjes”, një kategori që mbulon edhe veprat raciste në Spanjë.
Tre nga të arrestuarit janë anëtarë aktivë të një prej grupeve mbështetëse të klubit madrilien.
Në të gjithë Spanjën, Vinicius bie rregullisht në konflikt me tifozët rivalë, e shpesh edhe me lojtarët, ndaj u përjashtua në ndeshjen finale kundër Valencias të dielën dhe pas një sherri verbal me portierin Mamardashvili, ai goditi me grusht Duron në kokë, transmeton Fol Drejt.