Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikti i interesit dhe ndihma.
Sipas njoftimit për media, bëhet fjalë për R. B., ish-kryesues i Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban”, L. R., ish-kryeshef i “Trafikut Urban”, F. T., ish- sekretar në “Trafiku Urban” dhe V. K., ish -menaxher në një auto-sallon.
Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar, personat R.B. dhe L.R. janë shoqëruar në polici dhe nga aty me vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa të dyshuarit F.T. dhe V.K. me vendim të prokurorit kujdestar lirohen në procedurë të rregullt,