Janë arrestuar katër shtetas të huaj në Prishtinë.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:40, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Është raportuar se katër persona të huaj dy femra dhe dy meshkuj nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë dhe dyshohet se ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/