Policia e Kosovës arrestoi gjatë ditës së sotme nëntë persona në Prishtinë.
“Sot rreth orës 04:00, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, policia ka hasur në 9 persona të cilët për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, janë shoqëruar në stacion policer”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Fol Drejt.
“Përveç disa gjësendeve që lidhen me veprën e sipër shënuar, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra, janë gjetë dhe sekuestruar:
-një armë zjarri,
-dy karikatorë dhe
-14 fishekë”, thuhet tutje në njoftim.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe u është inicuar rast për veprën: Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit, ndërkohë që për njërin nga të dyshuarit është iniciuar procedurë edhe për armëmbajtje pa leje.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të gjithë personat janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/