Në Gjakovë janë arrestuar në femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull shtetas i Kosovës pasi kishin publikuar fotografi me armë në rrjetet sociale.
“Janë arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, pasi që të njëjtit kishin publikuar në rrjete sociale një armë zjarri. Nga personat e dyshuar janë sekuestruar dy pistoleta dhe 9 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.