Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:40, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje si pasojë e së cilës të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 35 (tridhjetë e pesë) fishekë dhe një revole me dy karikator dhe 63 (gjashtëdhjetë e tre) fishekë”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/