Disa thonë se zjarri ka rënë pas shpërthimit në kondicioner, të tjerë thonë se është shkaktuar nga një qark i shkurtër.
Policia indiane ka arrestuar dy pronarë të një kompanie që prodhon kamera sigurie, pasi një zjarr i madh shpërtheu në zyrat e tyre në një ndërtesë katërkatëshe në Nju Delhi të premten, duke vrarë 27 persona dhe duke plagosur 12, thanë sot autoritetet lokale.
Ndërtesa nuk kishte leje teknike dhe nuk ishte e pajisur me pajisje sigurie si aparate zjarri, tha Atul Garth, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës të Nju Delhi, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.