Policia zvicerane ka goditur rëndë raserët. Konkretisht në Zvicër dhe St. Gallen janë arrestuar dy kosovarë, një gjerman dhe tetë zviceranë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, shkruan Blick.ch, përcjell foldrejt.com. Të gjithë të arrestuarit ishin të moshave nga 19 deri 27 vjet.
Përveç arrestimeve në disa shtëpi ka ndodhur edhe bastisje, si dhe janë sekuestruar dy vetura. Hetimet për këto persona vijojnë.
Zvicra njihet si shteti me ligjet më të ashpra të qarkullimit rrugor. Në rast se vozit mbi 80 km/h nga norma e lejuar, atëherë mund të dënohesh deri në pesë vjet burg./Foldrejt.com