Në Prishtinë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën “Kontrabandim me migrantë”.
“Prishtinë 24.03.2023-12:00. Zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve-Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prizren, kanë arrestuar shtatë të dyshuar për veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’. Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.