Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi se 8 persona janë arrestuar lidhur me shpërthimin e ndodhur në urën e Kerçit (Kerch) në Krime.
Në një deklaratë nga FSB thuhet se shpërthimi që ndodhi javën e kaluar në urën mes Rusisë dhe Krimesë së aneksuar në mënyrë të paligjshme, është organizuar nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Janë arrestuar 5 shtetas rusë dhe 3 shtetas ukrainas dhe armenë të përfshirë në ngjarje. Janë përcaktuar 12 bashkëpunëtorë të përfshirë në procesin e përgatitjes së sulmit terrorist”, thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratën ku bëhen të ditur të dhënat e identitetit të këtyre personave, thuhet se shpërthyesi duke u nisur nga qyteti Odesa i Ukrainës është sjellë në Rusi nëpërmjet Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë.
Po ashtu thuhet se vazhdon procesi i hetimit lidhur me ngjarjen.
– Ngjarja
Si pasojë e shpërthimit të një kamioni para disa ditësh mbi urën Kerç (Kerch) që ndodhet me Rusisë dhe Krimesë së aneksuar në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, ra zjarr në vagonët e trenit që transportonin karburant në afërsi dhe në shpërthim humbën jetën 3 persona si dhe u shkaktuan dëme në urë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dha udhëzim për krijimin e një komisioni qeveritar lidhur me situatën emergjente në urë dhe nënshkroi dekret për rritjen e masave për kalimin nga Ngushtica Kerç dhe mbrojtjen e rrjetit elektrik dhe linjës së tubacionit të gazit natyror.
Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhail Podolyak lidhur me shpërthimin e ndodhur në urën mes Rusisë dhe Krimesë deklaroi se shpërthimi është “fillimi”.
Ura e cila u inaugurua zyrtarisht nga Putini në vitin 2018, ka një rëndësi strategjike për Rusinë për shkak se ajo siguron lidhjen e rrugës tokësore me Krimenë./FolDrejt/