Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit.
Policia e Kosovës njofton se të njëjtit dyshohen për dhunim të një gruaje, mundësim dhe detyrim në prostitucion.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“DHUNIM & MUNDËSIM & DETYRIM NË PROSTITUCION
Prizren / 13-15.01.2024 – Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportim e Policisë.