Stacioni Policor nё Pejё, me datё 04.10.2022, rreth orёs 13:00, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Qamёria” nё Pejё ka ndodhur njё incident.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga vendngjarja ёshtё bёrё shikimi i video kamerave, aty shihet i dyshuari i parё (1), i cili e kanos viktimën me njё mjet tё mprehtë (thikё), dhe pastaj e sulmon tё dyshuarin e dytё (2), tё cilin e grushton, pastaj pason njё rrahje nё tё cilёn pёrfshihet edhe i dyshuari i tretё (3), transmeton Fol Drejt.
Policia nё vendngjarje arreston tё dyshuarin 2 dhe 3, dhe shoqëron viktimën e këtij rasti, ndërsa i dyshuari i parё ka ikur nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari i dytё pёr shkak tё lëndimeve ka pranuar tretman mjekёsor.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot rreth orës 12:00, është arritur tё arrestohet i dyshuari i parё (1).
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/