Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë
femërore), nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerje”
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre persona nën dyshimin për përfshirje në mundësim apo detyrim në
prostitucion
Prishtinë 22 dhjetor 2021,
Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia
kompetente, më datën 21.12.2021 rreth orës 17:35 pas një hetimi të bërë në koordinim me
prokurorin e rastit, kanë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë
femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në
Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje“.
Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili
gjendej në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje
elektronike, katër (4) telefona mobil.
Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të
prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e
përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të
gjitha dukurive negative.