Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave, raporton Fol Drejt.
“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë dhe Stacionit Policor Skenderaj, gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar tre (3) persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.”, shkruan në raportin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, dy nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa i dyshuari i tretë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar ka paguar gjobën dhe i njëjti është liruar. /FolDrejt/