Janë arrestuar tri femra kosovare të dyshuara për prostitucion në komunën e Gjilanit.
Ato dyshohet se shfrytëzonin një sallon masazhi për të zhvilluar prostitucionin. Dy femra janë kapur në flagrancë nga policia, kurse është arrestuar edhe pronarja e sallonit.
“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura. Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.