Një person është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Njëzet vjeçari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, kupton Fol Drejt.
Më 12.02.2022, rreth orës 14:00 policia ka pranuar një informacion se, në fshatin Paldenicë të Han të Elezit është një rast i sulmit dhe lëndimit trupor.
Menjëherë njësitet reaguese ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur dy personat të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.
Në lidhje me këtë, policia ka shoqëruar dy personat në stacionin policor të Hanit të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi me inicialet M.D (M/K) i moshës 20 vjecar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./FolDrejt/