Drejtori i doganave në Mal të Zi , Rade Millosheviq, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një aksion të Policisë Speciale, nën dyshimin se ishte pjesë e një zinxhiri të organizuar që vodhi dhe kontrabandoi cigaret të cilat shteti i kishte konfiskuar këtë verë në Zonën e Lirë Doganore të Portit të Tivarit.
Millosheviq dhe disa zyrtarë të tjerë janë arrestuar për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë me cigare, raporton “Vijesti”, përcjell Fol Drejt.
Drejtori i Doganave të Malit të Zi, ka shpjeguar se si ka ndodhur procedura e ruajtjes dhe djegies së cigareve të konfiskuara nga Zona e Lirë e Portit të Tivarit, por nuk ka pasur shpjegim se ku dhe si janë zhdukur pakot me vlerë gati një milion euro.
Pas orë të tëra intervistimi, Millosheviq, është liruar, por inspektorët e Departamentit të Policisë Speciale ia kanë konfiskuar telefonin./FolDrejt/