Dje u raportua për një rast të dhunimit në Rahovec, ku një person ishte arrestuar. Sot nga policia raportohet edhe për të arrestuarin e dytë lidhur me këtë rast.
Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Rahovec 08.06.2023 – 22:00. Lidhur me rastin me 14.06.2023 është arrestuar edhe i dyshuari (i dytë) tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.