Pas arrestimit të një të dyshuari për vrasjen e të moshuarit 56-vjeçar në Mitrovicë, sot është arrestuar edhe një person tjetër, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.