Është arrestuar një femër kosovare e cila është parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.
Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më që nga ajo ditë.
“Rugovë 20.05.2023 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.