Një person u arrestua në Gjakovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:25, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë, në raportin 24 orësh./FolDrejt/