Një burrë nga fshati Rracaj i Gjakovës është arrestuar nga policia, me dyshimin se ka kultivuar drogë.
Në oborrin e tij janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 190 deri 290 centimetra.
Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim:
Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram,
Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit,
Një peshore elektronike,
Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe
Mostër nga bima e dyshuar narkotike.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.