Është arrestuar një person në Gjakovë i dyshuar për veprën e cilësuar si “Ngacmim”.
Ai po dyshohet se ka hapur llogari në një rrjet social dhe ka shpërndarë foto me përmbajtje erotike të viktimës femër, të cilat ajo ia kishte dërguar atij kohë më parë.
“Me datën 17.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar në forma të ndryshme viktimën femër kosovare dhe në emër të saj në rrjetin social kishte hapë llogari ku kishte shpërnda foto të viktimës me përmbajtje erotike të cilat foto viktima më parë ja kishte dërguar të dyshuarit derisa kishin qenë në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.