Dje rreth orës 07:00, në Zveçan të Kosovës, policia është informuar për një rast të “Lëndimit të lehtë trupor&dhunës familjare”.
Me këtë rast, Policia ka arrestuar të dyshuarën femër, serbe e Kosovës, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull, po ashtu serb i Kosovës.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.