Është arrestuar Arthur E., bashkëpunëtori i dyshuar i punonjësit të Agjencisë Gjermane të Inteligjencës së Jashtme (BND) Carsten L., i cili u arrestua me akuzën për spiunazh për Rusinë.
Në një deklaratë me shkrim nga Prokuroria Publike Federale Gjermane, Arthur E., i cili thuhet se është partneri i Carsten L., i cili u arrestua në dhjetor 2022, u ndalua në aeroportin e Mynihut teksa kthehej nga SHBA-ja më 22 janar me dyshimin për “tradhti” dhe thuhet se të nesërmen doli para gjykatësit dhe u arrestua, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Thuhet se Arthur E., i cili nuk është punonjës i BND-së, i ka transferuar informacionet që ka marrë nga Carten L. tek inteligjenca e Rusisë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Federal raportoi se hetimi u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me BND-në dhe Byronë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI)./FolDrejt/