Në Podujevë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj femrës kosovare, si dhe pastaj në shtëpinë e tij janë gjendur nga policia dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metalike.
“Podujevë 02.12.2022 – 18:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.